Shkolla e Magjistraturës, më datë 23 dhjetor 2024, zhvillon aktivitetin trajnues me temë “Transferimi i personave të dënuar. Kushtet dhe procedura e transferimit. Zbatimi i nenit 11 të Konventës “Për transferimin e personave të dënuar”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet drejtohet nga:
Ekspertë: Klodian Kurushi dhe Amarildo Laçi
Lehtësues: Florian Boriçi
Në përfundim të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të:
- Rishikojnë dhe rifreskojnë njohuritë e tyre në lidhje me bazën ligjore të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, me fokus të veçantë në procesin e “Transferimit të personave të dënuar”;
- Kuptojnë dhe zbatojnë dispozitat ligjore që rregullojnë bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështjet penale që lidhen me “transferimin e personave të dënuar”.
- Përditësohen me jurisprudencën dhe praktikat gjyqësore aktuale që lidhen me çështjet e transferimit të personave të dënuar.
Trajnimi do të realizohet duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues do të trajtohen tema të ndryshme, si:
- Transferimi i personave të dënuar në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar. Kushtet dhe procedura e transferimit.
- Konvertimi i dënimit. Zbatimi i nenit 11 të Konventës për Transferimin e Personave të Dënuar.
- Marrëveshjet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Shteteve të tjera për Transferimin e Personave të Dënuar. Referim rastesh nga praktika gjyqësore.
Në këtë aktivitet trajnues marrin pjesë gjyqtarë, prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.
Gjeni quizin në linkun më poshtë:
https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/trajnim-23-dhjetor/